
Ministri në detyrë, Hekuran Murati iu ka përgjigjur krerëve të komunave lidhur me paralajmërimin e tyre se do të protestojnë në shtator para Qeverisë ngase sipas tyre kjo e fundit po iu bllokon mjetet dhe po pengohen investimet.
Përmes një reagimi në rrejtin social në Facebook, Murati ka konfirmuar se buxheti për komunat vitin e ardhshëm tejkalon 900 milionë euro.
“Javën që shkoi Ministria e Financave ka lëshuar qarkoren e dytë buxhetore për komunat në të cilën përcaktohen kufijtë buxhetorë për secilën komunë”, ka shkruar ai.
“Nga 546 milionë euro sa e kishim gjetur në vitin 2021, buxheti i ndarë për komunat do të shkojë në 907 milionë euro në vitin 2027”, thuhet në reagimin e ministrit në detyrë, Hekuran Murati. /GAZETA10
Postimi i plotë: