
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur para takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Kurti tha se në takim do të diskutohet për mënyrën se si mund të ecet përpara drejt konstituimit të institucioneve të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës.
I pyetur nga gazetarët nëse do të propozojë ndonjë emër konkret gjatë takimit, Kurti nuk dha përgjigje.
“Do të takohemi me udhëheqjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me në krye Lumir Abdixhikun, dhe do të shohim se si mund të ecim bashkë përpara që t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të. Natyrisht, me mirëbesim dhe atmosferë pozitive, si gjithmonë”, tha Kurti.
Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut vjen në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje politike për konstituimin e institucioneve të reja.