
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.
Ai theksoi se deri në këtë fazë nuk ka emra konkretë për postin e presidentit, duke bërë të ditur se fillimisht duhet të zhvillohen konsultime me strukturat e brendshme.