
Media spanjolle “Informatiovs Telecino” ka raportuar gabimisht lidhur me dhunën ndaj të moshuarës në Spitalin e Pleqve në Pejë që ndodhin para dy dite në Kosovë, raporton Gazeta10.
Në një artikull të këtij mediumi e moshuar në fjalë është prezentuar si serbe e Kosovës, ndërsa ajo është një shqiptare, nëna e dëshmorit, Taulant Nura.
“Të tmerrshme: pamjet e keqtrajtimit të një infermiereje shqiptare ndaj një të moshuare serbe në Kosovë”, është titulli i gazetës spanjolle.
Tutje është përshkruar edhe përmbajtja e videos e cila ka tronditur opinionin publik në Kosovë dhe në të sërish gabimisht është përmendur urrejtja racore.
“Imazhet janë të tmerrshme dhe tregojnë karakterin moral të një infermiereje dhe ka mundësi edhe urrejtjen racore, sërish, në Kosovë. Është sulmi ndaj një gruaje të moshuar në një shtëpi të të moshuarve në Kosovë. Njerëzit që duhet të kujdesen për të tallen me të, e godasin me shuplakë dhe e rrahin paturpësisht, ndërsa viktima e saj përpiqet të mbrohet pavarësisht brishtësisë së saj.”, shkruan Informativos Telecion, raporton Gazeta10.
Në lajmin e tyre bëhet e ditur se e arrestuara mund të dënohen me 3 vite burgim.
“Ngacmimi fillon me një shuplakë të parë që bën të qeshin ata që marrin pjesë në këtë skenë kriminale. E vendosur në qoshe, e mbajtur nga krahët, plaka, e pambrojtur, merr disa shuplaka të tjera. Pafuqia e saj është totale. Dhe të qeshurat dhe talljet e infermieres agresore dhe të tjerëve të një mizorie të padurueshme. E vendosur në qoshe, ajo përpiqet të mbrohet duke ngritur këmbën. Një gjest refleks që lëshon më shumë dhunë tek infermierja e cila do të përfundojë e arrestuar dhe mund të dënohet me 3 vite burg”, thuhet më tej në lajmin e tyre. / Gazeta10