
I ftuar në emisionin “Prime Verë” në Kanal10, Blero ka ndarë me publikun detaje nga përvoja e tij në Big Brother VIP Kosova, duke e cilësuar qëndrimin brenda shtëpisë si një eksperiencë të jashtëzakonshme.
Ai ka treguar se izolimi nga bota e jashtme është një nga elementet më të veçanta të formatit.
“Është interesant si platformë, e kam jetuar shumë. Është eksperiencë e jashtëzakonshme. Nuk mundesh me ia shpjegu dikujt atë ndjenjë”, është shprehur Blero.
Sipas tij, mungesa e telefonit dhe e informacionit nga jashtë krijon një lloj shkëputjeje që mund të ndikojë pozitivisht në aspektin psikologjik.
“Vetë fakti që nuk ki telefon, nuk ki informacion, është e mirë. Pushon psiqikisht”, ka thënë ai.
Por, krahas qetësisë që sjell shkëputja nga jashtë, Blero ka theksuar se brenda shtëpisë ekziston një tjetër lloj presioni, i lidhur me banorët, lojën dhe rregullat strikte të formatit.
“Ki ngarkesë tjetër atje, të banorëve, të lojës. S’ki komunikim, ka rregulla super strikte edhe ki kamera bash kudo”, ka deklaruar Blero./Gazeta10