Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ja sa cigare mund të futni pa doganë në Kosovë – njoftimi i Doganës

Gazeta10
19 August 2026 - 14:10

Dogana e Kosovës ka njoftuar udhëtarët për kufijtë sasiorë të produkteve të duhanit që mund të futen pa pagesë të detyrimeve doganore.

Sipas njoftimit, udhëtarët mund të përfitojnë nga lirimi për 200 cigare, 100 cigarillos me peshë deri në 3 gramë secila, 50 puro ose 50 gramë duhan për tymosje.

Lejohet gjithashtu një përzierje proporcionale e këtyre produkteve, për sa kohë që ato janë të destinuara për përdorim personal dhe respektohen rregullat doganore në fuqi.

Dogana u ka bërë thirrje udhëtarëve që të informohen para udhëtimit dhe të respektojnë kufizimet doganore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.