
Ka nisur rrënimi i vilave ilegale në Radoniq të Gjakovës, raporton Gazeta10.
Për të inspektuar nga afër procesin e rrënimit, në terren ka dalë edhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli.
Aksioni ka për qëllim largimin e ndërtimeve pa leje në këtë zonë, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me procedurat dhe numrin e objekteve që do të rrënohen.
VIDEO/Rrënimi i vilave në Radoniq të Gjakovës, Pacolli arrin me anije në vendngjarje