Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Bërnabiq duhet të ndiqet penalisht, dje e njohu publikisht Kosovën shtet”

Gazeta10
04 Nëntor 2022 - 11:24

Politikani serb Boshko Obradoviq që drejton lëvizjen “Dveri” ka thënë se kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq duhet të mbahet penalisht përgjegjëse meqë sipas tij ajo “ka njohur publikisht Kosovën si shtet të pavarur” në Samitin e Procesit të Berlinit që është mbajtur të enjten.

Në një reagim të shkruar, Obradoviq ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara në Berlin janë në “kundërshtim me interesin e Serbisë”

Ai tutje ka thënë se Aleksander Vuçiqi e shmangi shkuarjen në Berlin dhe e la që Ana Bërnbaiq të nënshkruaj “marrëveshjet skandaloze”, shkuran Danas, trasnmeton Gazeta10.

“A do të vazhdojë Ana Brnabiq në këtë rrugë të Berlinit dhe të shërbejë për të vënë nënshkrimin për njohjen përfundimtare të shtetit të rremë të Kosovës sipas propozimit franko-gjerman apo vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë në bazë të presionit nga Brukseli, ndërsa presidenti i Republikës që e ka emëruar tre herë në krye të Qeverisë do të qëndrojë mënjanë që t’ia kalojë fajin dikujt tjetër”, ka pyetur Obradoviq./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.