Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rrënohen pesë vila të ndërtuara pa leje në afërsi të Liqenit të Radoniqit

Gazeta10
19 August 2026 - 18:41

Pesë vila të ndërtuara pa leje në pronë publike, në afërsi të Liqenit të Radoniqit, janë rrënuar këtë të mërkurë në një aksion të Ministrisë së Mjedisit dhe KRU “Gjakova”.

Aksioni u zhvillua në një zonë të mbrojtur, ndërsa pavarësisht terrenit të vështirë, rrënimi i objekteve nuk hasi në pengesa.

Në vendin e aksionit, me varkë arriti edhe ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli. Ajo tha se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në zona të tjera ku janë ndërtuar objekte pa leje në hapësira publike.

Ndërkohë, kryeshefi ekzekutiv i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, bëri të ditur se për këto objekte ishin zhvilluar procedura inspektuese dhe gjyqësore, të cilat, sipas tij, kishin zgjatur për disa vite.

Pas rrënimit të pesë vilave, në vendin ku ishin ndërtuar ato kanë mbetur vetëm rrënojat./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.