Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pamje, stuhi të fuqishme godasin Gjermaninë – një grua humb jetën pasi e zë pema

Gazeta10
20 August 2026 - 9:57

Një grua ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë pasi një pemë u rrëzua mbi to gjatë stuhive të fuqishme që përfshinë disa zona të Gjermanisë.

Ngjarja ndodhi në Waldorf, në landin perëndimor të Rheinland-Pfalz, rreth 50 kilometra në jug të Këlnit. Dy gratë, 58 dhe 47 vjeç, po ecnin së bashku kur u përpoqën të gjenin strehim nga stuhia.

Erërat e forta shkulën nga rrënjët një pemë, e cila u rrëzua mbi to. 58-vjeçarja humbi jetën në vendngjarje, ndërsa 47-vjeçarja u dërgua në spital me plagë të rënda.

Stuhitë shkaktuan dëme të konsiderueshme edhe në zona të tjera të Gjermanisë perëndimore dhe qendrore. Rreth 60 shtëpi u dëmtuan në Wetzlar, ndërsa disa banesa në Solms u bënë të pabanueshme.

Policia dyshon se një tornado mund të ketë shkaktuar disa prej dëmeve. Probleme dhe ndërhyrje për shkak të motit të keq u raportuan gjithashtu në Thuringia, Brandenburg dhe Bavari.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.