
Deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, ka kërkuar respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit.
“Gjithçka që po kërkojmë është që të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili e ka qartësuar periudhën kohore, apo cilat janë ato periudha brenda të cilave duhet të konstituohet Kuvendi”, ka deklaruar Kadrijaj.
Ajo ka theksuar se askush nuk mund të jetë mbi ligjin, duke kritikuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.
“Askush nuk është mbi ligjin, e as Albin Kurti, që po mendon se është shef dhe mundet të bëjë e të interpretojë ligjin ashtu siç dëshiron”, është shprehur ajo.
Kadriaj ka kërkuar që deputetët të mblidhen sa më shpejt në sallën e Kuvendit dhe të procedojnë me konstituimin e tij.
“Duhet sa më shpejt të mblidhen në sallën e Kuvendit dhe ta konstituojnë”, ka thënë Kadriaj.