
Komentatori politik Halil Matoshi, në emisionin “Adresa”, ka folur për mundësinë e zgjedhjes së presidentit të Kosovës drejtpërdrejt nga qytetarët.
Matoshi ka vlerësuar se një ndryshim i tillë do të mund të sillte rrezik për funksionimin kushtetues të vendit.
“Zgjedhja e presidentit përmes popullit, besoni, do të kishte qenë shumë e rrezikshme për Kushtetutën e vendit”, ka deklaruar Matoshi në “Adresa”.