Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shpërndanin drogë në Mykonos, arrestohen dy shqiptarë dhe u sekuestrohen 65 mijë euro

Gazeta10
20 August 2026 - 12:58

Dy shqiptarë të moshës 37 dhe 44 vjeç janë arrestuar në Greqi, pasi dyshohen për shpërndarje të lëndëve narkotike në Mykonos.

Ata dyshohet se po shpërndanin drogë me një makinë private.

Sipas Top Channel, për t’i dhënë fund aktivitetit të tyre kriminal, është realizuar një operacion policor, me kontrolle e banesa në disa lokacione.

Kontrollet janë kryer në një banesë, në një motoçikletë dhe dy makina private që ata po përdornin, me ç’rast u gjetën dhe sekuestruan 365.8 gramë MDMA të ndarë në 6 pako, 76.3 gramë kokainë rozë, e ndarë në 19 pako, 36.5 gramë kokainë të ndarë në 41 pako, 36 ilaçe tableta farmaceutike, pa recetë, 65,900 euro dhe 125 dollarë amerikanë, të fituara nga trafikimi i drogës, 3 telefona celularë, peshore precize, materiale paketimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.