Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Spiunoi për CIA-n në luftën kundër terrorizmit: Kosovari që pretendon se infiltroi Al Qaedën, lufton dëbimin nga SHBA-ja

Gazeta10
20 August 2026 - 14:07

Blerim Skoro, 55 vjeçari nga Kosova, i cili është arrestuar nga Zyra e Migracionit amerikan (ICE) në New Jersey dhe tash po lufton me disa avokat dëbimin nga SHBA-ja.

Historia e tij është goxha e pazakontë. Skoro thotë se erdhi në Amerikë në vitin 1994, pasi ishte larguar nga regjimi i atëhershëm jugosllav, duke treguar se ishte rrahur e torturuar dhe se kishte parë vrasje e përdhunime të fëmijëve gjatë asaj kohe.

Në vitin 2000, ai u arrestua për trafik droge. Por pikërisht në burg nisi bashkëpunimi i tij me autoritetet amerikane. Sipas dokumenteve të FBI-së, ai u regjistrua si informator dhe u dha informacione për persona të dyshuar për terrorizëm, siç shkruan The Jerusalem Post.

Pas sulmeve të 11 shtatorit, Skoro thotë se CIA e kontaktoi për shkak të lidhjeve që kishte krijuar në burg me terroristët dhe trafikantët prapa grilave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.