
Punëtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arbenit Ahmeti, ka humbur jetën sot gjatë kryerjes së detyrave të punës.
Sipas njoftimit të KEK-ut, Ahmeti gjatë transportit dhe zhvendosjes së kabllove 6 kV ka rënë në kontakt me tensionin elektrik dhe ka pësuar lëndime të rënda.
Ai është dërguar për trajtim në Ambulancën e Obiliqit, por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
KEK-u ka shprehur ngushëllime për familjen Ahmeti, të afërmit dhe kolegët e të ndjerit.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente, ndërsa rrethanat e aksidentit pritet të sqarohen./Gazeta10