Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti pret kryetarin e Izmirit, diskutojnë për “thellimin e bashkëpunimit ekonomik, arsimor e kulturor”

Gazeta10
20 August 2026 - 14:45

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në Kryeministri kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Dr. Cemil Tugay, me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Izmirit.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në ekonomi, industri, ndërmarrësi, arsim, kulturë, teknologji, inovacion, bujqësi, mjedis dhe energji.

Po ashtu, u theksua potenciali për rritjen e investimeve dhe tregtisë, si dhe shkëmbimin e përvojave, veçanërisht në fushën e shëndetësisë, mjedisit dhe menaxhimit të mbeturinave.

“Me kryetarin, Dr. Tugay, biseduam për mundësitë konkrete të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet Izmirit dhe Kosovës në ekonomi, industri e ndërmarrësi, arsim e kulturë, teknologji e inovacion, sikurse edhe në bujqësi, mjedis e energji. Krahas potencialit për investime dhe tregti, folëm për rëndësinë dhe mundësitë e shkëmbimit të përvojave në një sërë fushash, e veçmas në atë të shëndetësisë, mjedisit dhe të menaxhimit të mbeturinave”, ka shkruar Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.