Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sali Mustafa, ZPS: Vazhdimi i paraburgimit është i nevojshëm dhe propocional

Gazeta10
04 Nëntor 2022 - 13:22

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se vazhdimi i paraburgimit për Salih Mustafën është i nevojshëm dhe propocional, raprorton Gazeta10.

Në parashtresën e saj, ZPS ka thënë se dyshimet dhe rreziqet e bazuara në nenin 41 (6) (b) vazhdojnë të ekzistojnë.

Tutje, thuhet se rreziqet e arratisjes dhe kryerjes së krimeve të mëtejshme janë prezente dhe të larta.

“Vazhdimi i paraburgimit të të akuzuarit mbetet i nevojshëm dhe proporcional. Dyshimet e bazuara dhe rreziqet e renditura në nenin 41(6)(b) vazhdojnë të ekzistojnë. Përkundër mbylljes së rastit kundër të akuzuarit, ai ende mund të pengojë ecurinë e procedurës, duke përfshirë procedurat e mundshme të apelit, duke ndërhyrë te viktimat, dëshmitarët dhe/ose familjet e tyre. Rreziqet e arratisjes dhe kryerjes së krimeve të mëtejshme janë ende të pranishme dhe mbeten të larta. Në të njëjtën kohë, asnjë rrethanë e re nuk ka ndërhyrë që nga Shqyrtimi i Dymbëdhjetë i Paraburgimit që do të kërkonte rishikimin e gjetjeve të mëparshme të Panelit në lidhje me vlerësimin e rrezikut”, thuhet në parashtresën e ZPS-së e cila është bërë publike në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Më tej, ZPS ka thënë se i akuzuari lirohet dhe dënohet atëherë aim und të përpiqet që ta shmang dënimin.

“Në përputhje me parashtresat e saj të mëparshme, ZPS-ja pohon se rreziku i arratisjes është real, vazhdimisht i lartë, dhe rritet më tej me përfundimin e procedurave dhe me vendimin e ardhshëm. Duke qenë tashmë plotësisht i vetëdijshëm për provat fajësuese të grumbulluara kundër tij, i Akuzuari, nëse lirohet dhe dënohet, mund të përpiqet të fshihet për të shmangur dënimin. Kjo është veçanërisht e vlefshme duke pasur parasysh ekspertizën e inteligjencës, kontaktet e të Akuzuarit, dhe ekzistencën e një rrjeti mbështetës që përfshin, ndër të tjera, veteranët e luftës së Kosovës”, thuhet në shkresë.

Gjykimi ndaj ish pjesëtarit të UÇK-së ka përfunduar në shtator të këtij viti ndërsa pritet të shpallet aktgjykimi.

Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë prej 24 shtatorit të vitit 2020 kur është arrestuar. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.