Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Anulohet takimi Ulutash-Kurti për Urën e Ibrit, KFOR përmend “rrethana të paparashikuara” si arsye

Gazeta10
22 August 2026 - 18:02

KFOR ka njoftuar se takimi mes komandantit të këtij misioni Ozkan Ulutas, dhe, kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, nuk është zhvilluar.

Në komunikatën për media, thuhet se arsye për këtë, janë ‘’rrethanat e paparashikuara’’, dhe se, Ulutas, mbetet në kontakt me ‘’të gjithë bashkëbiseduesit e tij kryesorë’’.

‘’Për shkak të rrethanave të paparashikuara, takimi i planifikuar sot ndërmjet Komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş, dhe z. Kurtit nuk u zhvillua.

Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë bashkëbiseduesit e tij kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë.

KFOR-i vazhdon aktivitetet e tij të përditshme në të gjithë Kosovën, me qëllim të ruajtjes së një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999’’, thuhet në komunikatën për media.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.