Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lladrovci: Të fillojë numërimi mbrapa edhe për krijimin e institucioneve të shtetit

Gazeta10
22 August 2026 - 18:39

Lidhur me aktualitetin politik, Ramiz Lladrovci ka theksuar që të fillojë numërimi mbrapa 24 orësh për krijimin e institucioneve të shtetit. Ne meritojmë më mirë, më mirë për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, për Kosovën dhe shtetet aleate që na besuan!

Deklarata e Lladrovcit në rrjetin social:

Numërimi mbrapa në Sheshin e Prishtinës, është simbolikë për padrejtësinë që duhet të ndalet ndaj heronjve tanë të luftës dhe paqes, Hashimit, Kadriut, Jakupit dhe Rexhës.

Janë ditët, orët, minutat dhe sekondat që na ndajnë nga vendimi i pafajësisë për çlirimtarët, shtetformuesit e shtetndërtuesit tanë.

Në këtë numërim mbrapa, ku është shteti ynë?

Shteti ynë i ka të gjithë mundësitë për të ecur përpara, për themelimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për themelimin e Qeverisë nga shumica e Kuvendore dhe një takim vullnetmirë për të ecur përpara me emërimin e Presidentit të vendit.

Kjo do të ishte ecje përpara. Asnjë kushtetutë evropiane e as Kushtetuta jonë, nuk e ka paraparë ndonjë dënim për ata që e bllokojnë Kuvendin e ri të dalë nga vota e qytetarit. Bllokada në shtetin demokratik nuk është opsion

Kjo bllokadë, është një lajm jo i mirë për shtetet aleate që na ndihmuan të çlirohemi dhe ta ndërtojmë shtetin. Është mesazh jo i mirë edhe për situatën e heronjve tanë të luftës dhe paqes të cilët dëshmuan devotshmëri për shtet dhe vlerat euro-atlantike.

Bllokada institucionale, nuk do të doja në asnjë rast të ketë përgjasime me racizmin serb rreth aftësive tona për shtet.

Heronjtë tanë të luftës dhe paqes, meritojnë respekt nga institucionet që i ndërtuan me aleatët, meritojnë respekt nga ata që pranuan respekt me e pa meritë.

Fundja, të fillojë numërimi mbrapa 24 orësh për krijimin e institucioneve të shtetit. Ne meritojmë më mirë, më mirë për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, për Kosovën dhe shtetet aleate që na besuan!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.