Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

S’ndalet Haradinaj: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Gazeta10
24 August 2026 - 16:50

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka hedhur sërish kritika ndaj partisë në pushtet, lidhur me kontratën për riparimin e vagonëve të trenit, e cila i është dhënë një kompanie serbe.

Anëtari i Aleancës ka thënë se prania dhe ndikimi i Serbisë në Kosovë, asnjëherë nuk ka qenë më e theksuar se deri më sot.

“Që nga çlirimi e deri më sot, asnjëherë më parë nuk kemi qenë më larg Shqipërisë, dhe asnjëherë më parë prania dhe ndikimi i Serbisë nuk kanë qenë më e theksuar brenda Kosovës. Ky regjim në ikje po i ngjason gjithnjë e më shumë një “Qeverie Krahinore” nën hijen e Beogradit, sesa udhëheqjes së një shteti sovran, të pavarur e dinjitoz.”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj.

Ai ka adresuar edhe kritika të tjera lidhur me ndikimin në disa sektorë, që sipas tij, është duke i pasur Serbia në Kosovë. /GAZETA10

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.