Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Seanca në speciale, Emmerson përmend shërbimin e inteligjencës serbe dhe asaj ruse

Gazeta10
04 Nëntor 2022 - 15:20

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, gjatë fjalës së tij hyrëse ka përmendur shërbimin e inteligjencës ruse dhe asaj serbe, raporton Gazeta10.

Emmerson ka thënë se duhet të shtyhet një vendim që lidhet me falsifikimet e shërbimit të Serbisë.

“E para që ju të shtyni marrjen e vendimit në lidhje me materialet e rregullës 103 që kanë të bëjnë me falsifikimet e shërbimit të inteligjencës së Serbisë”, ka thënë Emmerson.

Më tej, ai ka thënë se në këtë kërkesë duhet të përfshihet edhe shërbimin inteligjent rus dhe së dyti ai ka thënë se duhet të rishikohet vendimin për lirim të përkohshëm.

“Në këtë kërkesë duhet të përshihen jo vetëm shërbimet e inteligjencës së Serbisë por edhe ato të Rusisë, së dyti do të kërkojmë një urdhër që ju ti rishikoni edhe njëherë vendimet për lirim të përkohëshëm”, ka thënë Emmerson.

Seanca mbi ecurinë e çështjes ka filluar në orën 2:15.

Në këtë seancë pritet të diskutohet për nxjerrjen e provave, përkthimet, hetimet e mbrojtjes, hapat e mëtutjeshëm dhe çështjet e tjera.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi gjenden në paraburgim në Hagë dhe mbi ta rëndon akuza për krime lufte. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.