
Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka thnëë se zyrtarët shtetërorë pas sulmit në Banjaska kanë shkuar në Serbi.
Ai ka thënë se mund të manipulojnë me fjalë, por e vërteta është kjo.
Deklarata e Ramadanit vjen pasi Trainkos dhe më pas ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli reaguan duke thënë se “tenderin ia dhanë një kompanie vendore”.
“Zyrtarë shtetëror kanë shkuar në Serbi pas sulmit në Banjskë. Kjo është e tmerrshme. Pikë Bëni manipulime e lojë fjalësh sa të doni për të mashtruar njerëzit, sikurse e keni zanat. Por, një gjë është me dëshmi: Pas sulmit në Banjskë, pas vrasjes së heroit Afrim Bunjaku, ju keni shkuar në Serb”.