Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoxha: “Ka kaluar koha patriarkale kur gruaja shihej si pronë” – Avokati flet për vrasjen e 25 vjeçares

Gazeta10
24 August 2026 - 18:49

Avokati Valdet Hoxha duke komentuar rastin tragjik i cili ka ndodhur sot në fshatin Kërvasari të Malishevës, ka theksuar se fatkeqësisht në Kosovë “gruaja shihet si pronë”, duke e konsideruar se kjo po merr përmasa të një femicidi.

Ai ka theksuar se kjo është një vrasje e rëndë dhe se sipas kodit penal, minimumi është 10 vite, por në raste të caktuar shkon deri në 25 vite, e nuk përjashtohet as dënimi me burgim të përjetshëm.

“Prandaj nëse shpëton ai që e ka kryer veprën, por që po dyshohet se e ka kryer veprën, normal ai do të ballafaqohet me dënime të rënda kapitale”, tha ai mes tjerash, duke shtuar se ky rast është mjaft i ndjeshëm.

Ai ka theksuar se ka kaluar koha patriarkale, kur gruaja shihej si pronë, dhe se vërtetë kjo pa na kushton, dhe se kjo kërkon një angazhim mbarë shoqëror dhe se duhet veprime strategjike për me pasë efekt në ardhmen dhe se gruaja duhet të trajtohet e barabartë me burrin.

Ajo ka fajësuar edhe organet e shtetit, pasi që sipas tij përkundër përpjekjeve të tyre institucionale mekanizmat e luftës të dhunë në familje fatkeqësisht nuk po funksionojnë.

Hoxha komentet i bëri në emisionin GAZETA në Kanal 10.

Për më shumë shikone videon e plotë./GAZETA10

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.