Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Po digjen malet e Prishtinës, ky është apeli që vjen nga Komuna

Gazeta10
24 August 2026 - 23:21

Malet përreth Prishtinës janë përfshirë nga zjarret, ndërsa Komuna e Prishtinës ka bërë apel urgjent për qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal.

Për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve të thata, qytetarët janë paralajmëruar se një shkëndijë e vetme mund të shkaktojë përhapje të shpejtë të zjarrit, duke rrezikuar pyjet, kafshët, pronat dhe jetën e njerëzve.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve të mos ndezin zjarre në natyrë, të mos djegin barishte, hamullishta apo mbeturina dhe të mos hedhin cigare të ndezura.

Në rast se vërehet tym apo zjarr, qytetarët duhet të largohen nga zona e rrezikut dhe të njoftojnë menjëherë Zjarrfikësit e Kryeqytetit në numrin 193.

Komuna ka shprehur mirënjohje për zjarrfikësit dhe ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarreve dhe mbrojtjen e qytetarëve, pronave dhe natyrës.

“Një pakujdesi e vetme mund të shkaktojë një katastrofë të madhe”, thuhet në apelin e Komunës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.