Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet një person i kërkuar nga INTERPOL

Gazeta10
24 August 2026 - 23:44

Sonte, zyrtarë të Policisë së Kosovës nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë përkatësisht të stacionit policor të Ferizajt, kanë realizuar një operacion policor me ç’rast është bërë arrestimi i dyshuarit me inicialet (N.R.), i cili ka dy shtetësi, atë të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.

Sipas policisë, ky arrestim u realizua pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë se Veriut për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.