
Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, ka thënë se janë mbrojtja dëshiron informacione lidhur me materialet e dorëzuara nga ZPS-sa sa më shpejtë dhe jo pas dy apo tre muajsh, raporton Gazeta10.
Kehoe ka thënë se janë 200 materiale që nuk kanë marrë ende autorizime.
“Janë 200 materiale që ende nuk kanë marrë autorizim”, ka thënë ai.
Më tej ai ka thënë se numri i tyre do të ulet pasi të merren ato materiale. Ai ka thënë se nuk dëshiron fajësim të askujt por informacion.
“Pasi të merren ato materiale pastaj numri do të shkojë në 50, kështu ka shkruar Prokuroria dhe ne thjeshtë duam të kuptojmë se çfarë do të na vij më pas, çfarë materiale sipas rregullës 103 do të marrim. Nuk duam këtu të fajsojmë askënd duam informacion. Sot ose sa më shpejt, jo pas dy muajsh apo pas tre muajsh”, ka thënë Kehoe ndër të tjera në fjalën e tij.
Seanca mbi ecurinë e çështjes ka filluar në orën 2:15.
Në këtë seancë pritet të diskutohet për nxjerrjen e provave, përkthimet, hetimet e mbrojtjes, hapat e mëtutjeshëm dhe çështjet e tjera.
Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi gjenden në paraburgim në Hagë dhe mbi ta rëndon akuza për krime lufte. / Gazeta10