Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Emmerson flet për dëshmitarët në speciale, jep disa sqarime

Gazeta10
04 Nëntor 2022 - 17:07

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka folur për dëshmitarët potencial në Gjykatën Speciale, ku ndër të tjera ka dhënë edhe disa sqarime, raporton Gazeta10.

Emmerson ka thënë se duhet një sqarim lidhur me statusin e të dyshuarëve që janë ftuar nga ZPS-ja.

“Trupi gjykues duhet të jetë i informuar se mbi cfarë baze Prokuroria i ka konsideruar ata të dyshuar në fillim të intervistës dhe në qoftë se e ka të njejtin pozicionin edhe gjatë gjykimit dhe nëse ka pasur ndonjë ndryshim midis këtyre dy pikave kohore”, ka thënë ai.

Tutje, Emmerson ka thënë se edhe ndryshimi i rrethanave të dëshmitarëve përbën problem në raport me procesin gjykues.

“Do të thosha gjithashtu se nëse një dëshmitar aktualisht është person i dyshuar, ka ndryshim të rrethanave, që do ta kishin ndryshuar qëndrimin e prokurorisë atëherë dëshmitari ndodhet në rrezik të procedimit”, ka thënë Emmerson.

Seanca mbi ecurinë e çështjes ka filluar në orën 2:15.

Në këtë seancë pritet të diskutohet për nxjerrjen e provave, përkthimet, hetimet e mbrojtjes, hapat e mëtutjeshëm dhe çështjet e tjera.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi gjenden në paraburgim në Hagë dhe mbi ta rëndon akuza për krime lufte. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.