Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Para dorëzimit të kallëzimit penal, Kryesia e Aleancës proteston para Qeverisë

Gazeta10
26 August 2026 - 9:37

Para dorëzimit të kallëzimit penal në Prokurorinë Speciale, Kryesia e Aleancës, së bashku me Grupin Parlamentar, ka protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë, në shenjë të pakënaqësisë ndaj bllokimit institucional dhe uzurpimit të hapësirave që u takojnë institucioneve të Republikës së Kosovës.

Përfaqësuesit e Aleancës kanë theksuar se situata aktuale institucionale është e papranueshme dhe se institucionet e vendit duhet të jenë të hapura dhe funksionale, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

“Mesazhi ynë është i qartë: Shteti nuk mund të funksionojë me dyer të mbyllura, me institucione të bllokuara dhe me hapësira të uzurpuara”, ka deklaruar Aleanca.

Protesta u zhvillua pak para dorëzimit të kallëzimit penal në Prokurorinë Speciale, lidhur me vendimet që Aleanca i konsideron antikushtetuese të Qeverisë në detyrë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.