
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar situatën politike dhe mosfunksionimin e institucioneve të Kosovës, duke thënë se deputetët e rinj po paguhen pa kryer punën për të cilën janë zgjedhur.
Hoti ka thënë se me përmbylljen e muajit gusht, 120 deputetët e betuar të Kuvendit të Kosovës pritet t’i marrin pagat e tyre, ndonëse, sipas tij, nuk kanë bërë “absolutisht asgjë”.
“Rezultati i zgjedhjeve të qershorit është i qartë: partia e parë, së bashku me një pjesë të deputetëve që përfaqësojnë komunitetet joshumicë, e ka mundësinë ta konstituojë Kuvendin dhe ta formojë Qeverinë”, ka shruar Hoti në Facebook./Gazeta10