Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Autostrada Shkup–Bllacë do ta forcojë lidhjen mes dy vendeve

Gazeta10
26 August 2026 - 11:54

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për rëndësinë e autostradës Shkup–Bllacë gjatë ceremonisë së vendosjes së gurthemelit të projektit. Ai tha se kjo autostradë do ta forcojë lidhjen infrastrukturore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Në këtë moment po vendosen gurëthemelet e një lidhje të re moderne midis dy vendeve tona, autostrada Shkup – Bllacë do të jetë me pesë tunele, tetë ura, e katër galeri do ta forcojë shumë më tepër lidhjen infrastrukturore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, rëndësia e saj shkon përtej infrastrukturës, përveq që do të shkurtohet distance do të lehtësohet lëvizja dhe do të krijohen mundësi të reja bashkëpunimi për qytetarët dhe ekonomitë e dy vendeve tona”, tha ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.