Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë

Gazeta10
26 August 2026 - 11:40

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar situatën politike dhe mosfunksionimin e institucioneve të Kosovës, duke thënë se deputetët e rinj po paguhen pa kryer punën për të cilën janë zgjedhur.

Hoti ka thënë se me përmbylljen e muajit gusht, 120 deputetët e betuar të Kuvendit të Kosovës pritet t’i marrin pagat e tyre, ndonëse, sipas tij, nuk kanë bërë “absolutisht asgjë”.

“Rezultati i zgjedhjeve të qershorit është i qartë: partia e parë, së bashku me një pjesë të deputetëve që përfaqësojnë komunitetet joshumicë, e ka mundësinë ta konstituojë Kuvendin dhe ta formojë Qeverinë”,  ka shruar Hoti në Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.