
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin, dhe deputeten e zgjedhur, Arbërie Nagavcin, po zhvillon takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, dhe bashkëpunëtorët e tij, Lutfi Hazirin e Vjosa Osmanin.
Takimi po zhvillohet në kuadër të diskutimeve për gjetjen e një emri për presidentin apo presidenten e re.
Para takimit, ata kanë deklaruar se diskutimet po zhvillohen me vullnet të mirë dhe në frymën e marrëveshjes së arritur.