Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti viziton kampusin e ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup

Gazeta10
26 August 2026 - 18:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot kampusin e ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

Kurti është pritur nga rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaj, ndërsa në takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe lokale të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë vizitës, rektori Fetaj e ka njoftuar Kurtin për ecurinë e punimeve në kampus, zhvillimin e infrastrukturës akademike dhe investimet kapitale që po realizohen në këtë hapësirë universitare.

Në takim është diskutuar edhe për rolin e Universitetit “Nënë Tereza” në zhvillimin e arsimit të lartë, shkencës dhe përgatitjen e gjeneratave të reja.

Kurti e ka përgëzuar udhëheqësinë e universitetit për punën e bërë dhe vizionin në konsolidimin e infrastrukturës universitare, duke vlerësuar rëndësinë e UNT-së në zhvillimin arsimor, shkencor dhe shoqëror.

Vizita është zhvilluar në ditën kur shënohet përvjetori i lindjes së humanistes shqiptare, Nënë Tereza, emrin e së cilës e mban universiteti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
26 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.