Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Shtiklla apo taka?” – Blerina zbulon për herë të parë ku u prodhua koleksioni i ri i “BUKUR”

Gazeta10
26 August 2026 - 21:23

Blerina Kllokoqi Rugova ka zbuluar detaje të reja për koleksionin e ri të brendit të saj “BUKUR”, duke treguar edhe për procesin e realizimit të produkteve.

Në emisionin “Prime Ver”, Blerina ka treguar se koleksioni i ri është menduar si një koncept i plotë, nga fillimi deri në fund.

“E kemi mendu si koncept prej A deri në ZH”, ka rrëfyer ajo, duke shpjeguar se çdo produkt është menduar me kujdes si pjesë e të njëjtit koncept.

Ajo ka treguar se një prej miqve të saj më të mirë i kishte dhënë idenë që të udhëtonte drejt Kinës, duke ia lehtësuar kështu në masë të madhe procesin e realizimit të koleksionit.

“Një prej miqve të mi më të mirë më tha: ‘Hajde në Kinë’ dhe ma lehtësoi komplet punën. Gjithçka ishte aty”, ka treguar Blerina.

Sipas saj, udhëtimi dhe puna në Kinë i kanë mundësuar që procesin ta zhvillojë më drejtpërdrejt, duke pasur mundësi të shohë nga afër prodhimin dhe të punojë mbi detajet e produkteve.

Koleksioni i ri i “BUKUR” sjell kështu një tjetër hap në zhvillimin e brendit, me produkte të menduara si një tërësi dhe me një proces krijues që, siç tregon Blerina, ka nisur nga ideja dhe është zhvilluar deri te produkti final.

Detajet e tjera për koleksionin dhe risitë që sjell “BUKUR”, Blerina i ka ndarë gjatë intervistës së saj në “Prime Ver”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.