Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PDK dhe AAK vazhdojnë aksionin: Dera ku Kurit ka të drejtë të hyrë është e Kuvendit, jo e Qeverisë

Gazeta10
27 August 2026 - 9:31

Republika e Kosovës është ndërtuar me gjak e sakrificë dhe nuk duhet të bëhet “hajgare”, me institucionet e vendit, ka thënë asamblisti i Partisë Demokrartike Kosovës në Shtime, Demokrat Mujota, i cili së bashku me asambleistë, drejtorë e aktivistë nga Shtimja dhe Fushë-Kosova iu bashkua aksionit të sotëm të deputetëve të PDK-së dhe AAK-së para ndërtesës së Qeverisë.

Mujota tha se qytetarët kanë sakrifikuar për lirinë, pavarësinë dhe ndërtimin e institucioneve të Kosovës, duke kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mënyrën se si po e ushtron detyrën.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka akuzuar Kurtin se po shmanget nga përgjegjësia institucionale dhe ka kërkuar nga ai që të shkojë në Kuvend për të funksionalizuar institucionet.
Sipas tij, Kurti duhet të jetë në Kuvend dhe jo në Qeveri.

“Dera legjitime ku ai ka të drejtë me hyrë është dera e Kuvendit, dhe jo e Qeverisë të cilën e ka uzurpuar dhe të cilën e ka zapatuar. Ftojmë po ashtu edhe sekretarin e Qeverisë të Republikës së Kosovës që të parandalojë hyrjen edhe të Albin Kurtit edhe të ministrave të tjerë të cilët në mënyrë të kundërligjshme, kundërkushtetuese, kundër vendimit të Gjykatës Supreme bëjnë edhe postin e deputetit edhe postin e ministrave dhe kryeministrit në detyrë. Ne nuk do të ndalemi.”, tha Behrami.

Behrami ka thënë se PDK-ja do ta vazhdojë protestën, duke theksuar se do të përdoren të gjitha mjetet që ofron demokracia për, siç tha ai, mbrojtjen e shtetit.
Edhe deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka theksuar se Kosova nuk ka më kohë për të humbur dhe se duhet të bëhet konstituimi i Kuvendit e më pas të vazhdohet me proceset tjera institucionale.

Deputetë të PDK-së dhe Aleancës, së bashku me asamblistë nga Shtimja dhe Fushë-Kosova, iu afruan derës së ndërtesës së Qeverisë për ta thirrë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje për të shkuar në Kuvend për ta konstituar Kuvendin.

PDK-ja prej disa ditësh po qëndron para ndërtesës së Qeverisë, duke kundërshtuar vazhdimin e ushtrimit të detyrës nga Kurti dhe duke kërkuar funksionalizimin e institucioneve të Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.