
Me gjashtë vota për, Afërdita Bytyqi është zgjedhur zëvendës kryesuese e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në mbledhjen e sotme të këtij mekanizmi të drejtësisë.
Kundërkandidati i saj, Artan Abazi, mori pesë vota.
Mandati i Bytyqit në pozitën e re është tri vjet.
“11 anëtarë kanë votuar, prej tyre për kandidaten Afërdita Bytyqi janë gjashtë vota, ndërsa për kandidatin Artan Abazi janë pesë vota. Atëherë rezultati i fletëvotimeve rezulton se Afërdita Bytyqi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit, zgjidhet zëvendëskryesuese e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Mandati i saj fillon nga data 27 gusht 2026, në afat prej tri viteve”, tha ai.
Zëvendës kryesuesja e re e KGJK-së pati një zotim, pasi fitoi pozitën e re
Zgjedhja e zëvendës kryesueses së KGJK-së ishte vetëm njëra nga pikat e shumta të mbledhjes së këtij mekanizmi të drejtësisë kosovare, të enjten./KP