Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bajrami: 538 milionë euro importe energjie, ndërsa KRE ende pa kapacitete

Gazeta10
27 August 2026 - 10:25

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për mënyrën se si, sipas saj, është menaxhuar sektori i energjisë dhe ndërmarrja për ruajtjen e energjisë.

Përmes një postimi, Bajrami ka rikujtuar se më 13 mars 2024 Qeveria themeloi Ndërmarrjen Publike “Korporata e Ruajtjes së Energjisë – KRE”, me qëllim të menaxhimit të kapaciteteve për ruajtjen e energjisë.

Ajo ka pretenduar se, që nga ajo kohë, Kosova ka importuar mbi 538 milionë euro energji elektrike. Sipas shifrave të publikuara nga Bajrami, 142 milionë euro janë importuar gjatë vitit 2024, 259 milionë euro gjatë vitit 2025, ndërsa 137 milionë euro gjatë periudhës janar-gusht 2026.

“Ndërmarrja për ruajtjen e energjisë u themelua, por kapacitete për ruajtjen e energjisë ende nuk kemi. Ndërkohë, importi po vazhdon e qindra miliona euro po dalin jashtë vendit”, ka shkruar ajo.

Bajrami ka kritikuar edhe vendimin e fundit të Qeverisë në detyrë për kompensimin mujor të anëtarëve të Bordit të kësaj ndërmarrjeje, duke thënë se vendimi është marrë në një mbledhje elektronike të zhvilluar gjatë natës.

“Kapacitete për ruajtje të energjisë nuk ka, ndërmarrje ka, kompensime për Bordin u caktuan, e importi ka arritur në 538 milionë euro”, ka deklaruar deputetja e LDK-së.

Duke iu referuar një prej shprehjeve të përdorura shpesh nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Bajrami e ka cilësuar këtë situatë si “qerren para kalit”.

Në fund të reagimit, ajo ka kërkuar që Prokuroria të merret me atë që e quan “mafia energjetike”, duke pretenduar se kjo situatë ka dëmtuar financiarisht qytetarët e Kosovës.Bajrami: 538 milionë euro importe energjie, ndërsa KRE ende pa kapacitete

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.