
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në takimin e së enjtes, caktoi kryetarët e tri komisioneve, konkretisht: Komisionit për Vlerësimin e Performancës, Komisionit për Çështje Normative dhe Komisionit për Trajnime.
Në krye të Komisionit për Vlerësimin e Performancës u caktua Bashkim Hyseni, në atë për Çështje Normative, Agron Maxhuni, kurse në Komisionin për Trajnime, Valentina Sopjani, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Në Komisionin për Cështje Normative, anëtar i rregullt u caktua Besnik Bislimaj.