Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu jep sinjalin e qartë, do të procedojë lirimin e gjyqtarëve serbë

Gazeta10
27 August 2026 - 12:20

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.

Përmes një reagimi, Haxhiu ka thënë se në përputhje me përgjegjësitë e saj kushtetuese dhe ligjore, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për lirimin e tyre nga detyra.

“Përshëndes propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka bërë të ditur se sapo KGJK-ja t’ia dërgojë propozimet, do të ndërmarrë veprimet përkatëse.

Vendimi i KGJK-së për gjyqtarët dhe stafin serb vjen pas kërkesës së tyre për tërheqjen e dorëheqjeve dhe rikthimin në sistemin gjyqësor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.