
Ylli i Liverpoolit, Virgil van Dijk ka zbuluar se Olivier Giroud është kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballur, derisa ka treguar se Kevin de Bruyne është bashkëlojtari i ëndrrave.
“Giroud është sulmuesi prej të cilit kam vuajtur më së shumti. Gjithmonë kam menduar se e kam bllokuar, por disi gjithmonë menaxhonte të na shënonte”.
“Pavarësisht ku ishte, Arsenal, Chelsea ose Francë, ai gjithmonë shënonte”.
Ndërkohë, holandezi ka treguar se De Bruyne është bashkëlojtari i ëndrrave dhe beson se Liverpool do të bënte shumë më mirë nëse do ta kishte belgun në skuadër.
“Dikush me të cilin nuk kam luajtur asnjëherë por do ta doja te Liverpool është Kevin de Bruyne”, tha tutje Van Dijk.