Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Xhafer Raqit, i zhdukur që nga 2 korriku

Gazeta10
27 August 2026 - 14:30

Në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, më 2 korrik 2026, është raportuar si i zhdukur Xhafer Raqi, i lindur në vitin 1948.

Që nga dita e raportimit, njësitet policore të hetimeve, Njësiti për Kërkim-Shpëtim i FSK-së dhe patrullat policore, në koordinim me Prokurorinë dhe në bashkëpunim me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh për gjetjen e tij.

Gjatë kërkimeve janë intervistuar persona që mund të kenë informacione për vendndodhjen e tij, janë kontrolluar hyrje-daljet në pikat kufitare, si dhe janë kryer kërkime në zona që personi i kishte frekuentuar zakonisht, në ambiente të hapura dhe të mbyllura. Po ashtu, është analizuar dhe hetuar çdo informacion që mund të ndërlidhet me rastin.

Edhe pse kërkimet dhe veprimet policore janë duke vazhduar, Policia e Kosovës, pas autorizimit nga Prokurori i Shtetit, kërkon kontributin e qytetarëve.

Të gjithë ata që kanë çfarëdo informacioni që mund të ndihmojë në gjetjen e Xhafer Raqit, ftohen ta njoftojnë Policinë e Kosovës përmes numrit 192 ose në adresën elektronike info@kosovopolice.com.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.