Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

7 të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Kijevë të Malishevës

Gazeta10
27 August 2026 - 14:35

Një aksident i rëndë mes tri veturave ka ndodhur sot rreth orës 13:10 në fshatin Kijevë, në rrugën Pejë–Prishtinë.

Lajmin për  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku ka bërë të ditur se 7 persona kanë mbetur të lënduar.

Elezaj ka njoftuar se aktualisht gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut per jetë.

“Sot rreth orës 13:10 jemi njoftuar  për aksident trafiku në fshatin Kijevë, në rrugën Pejë–Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa, sipas informatave të deritanishme, raportohet se shtatë persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut per jetë. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, ka thënë Elezaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.