Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vizitë në varrin masiv në Kalludër në prag të Ditës së të Zhdukurve me Forcë

Gazeta10
27 August 2026 - 15:28

Policia e Kosovës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Instituti për Mjekësi Ligjore, në bashkëpunim me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur, do të organizojnë një vizitë në lokacionin e varrit masiv në Kalludër të Komunës së Zubin Potokut.

Vizita do të mbahet më 28 gusht, duke filluar nga ora 12:00, në prag të 30 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë.

Sipas njoftimit të përbashkët të institucioneve, aktiviteti organizohet në shenjë respekti dhe nderimi për viktimat e zhdukjeve me forcë, si dhe për të shprehur solidaritet dhe përkrahje ndaj familjeve të personave të zhdukur.
Familjet e personave të zhdukur, për më shumë se dy dekada, vazhdojnë të kërkojnë të vërtetën dhe zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre.

Ky aktivitet zhvillohet në frymën e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në partneritet me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur, duke vlerësuar kontributin e tyre të vazhdueshëm në procesin e kërkimit dhe zbardhjes së fatit të personave të zhdukur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.