
Një 12-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në një aksident rrugor në Fishtë, në aksin që lidh zonën me superstradën Lezhë-Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur pasi një automjet tip “Audi” ka përplasur të miturin.
Përplasja ka qenë fatale për 12-vjeçarin, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe dinamikën e plotë të përplasjes, ndërsa drejtuesi i automjetit është marrë në procedurat përkatëse.