
Driton B. Siqeca ka folur për rëndësinë historike të familjes Jashari dhe për vizitën në Prekaz, në kuadër të një dokumentari që pritet të realizohet së shpejti në Kanal10.
Duke folur në Primeverë për dokumentarin, Siqeca ka theksuar sakrificën e familjes Jashari, duke e cilësuar atë si një familje me rëndësi të veçantë jo vetëm për Kosovën, por edhe në nivel botëror.
“Ata çka e ka ba familja Jashari, neve me na u pas rreziku një fëmijë, ishim dorëzu. Ata janë epikë, familje e rëndësishme botërore. Gjynah është për ne mos me shku aty e mos me respektu. Pra, është Prekazi, e mandej vijnë disa fshatra tepër të bukura të rrethinës së Prizrenit”, ka deklaruar Siqeca.