Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident tragjik në superstradën Lezhë-Shkodër! “Audia” përplas fatalisht 12-vjeçarin

Gazeta10
27 August 2026 - 21:09

Një 12-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në një aksident rrugor në Fishtë, në aksin që lidh zonën me superstradën Lezhë-Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur pasi një automjet tip “Audi” ka përplasur të miturin.

Përplasja ka qenë fatale për 12-vjeçarin, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe dinamikën e plotë të përplasjes, ndërsa drejtuesi i automjetit është marrë në procedurat përkatëse.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.