
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se asnjë nismë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë pa përfshirjen e ShBA-ve nuk do të fillojë dhe nuk do përfundojë në favor të Kosovës.
Selmanaj këtë e ka thënë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, transmeton Gazeta10.
“Të gjitha proceset dhe iniciativat që kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë duhet të vlerësohen, por duhet të gjithë ta kemi të qartë, pa përfshirjen e fuqishme të SHBA-ve asnjë proces dhe asnjë nismë nuk do të fillojë dhe nuk do përfundojë në favor të plotë të shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptarë!”, ka shkruar ai./Gazeta10