Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tre persona hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen në Leposaviq

Gazeta10
29 August 2026 - 12:34

Tre kosovarë, janë ndaluar në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, pasi dyshohet se kanë hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia përmes rrugëve dytësore.

Sipas policisë, të njëjtit po udhëtonin me një veturë me targa të Serbisë dhe dyshohet se kanë kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme.

“KALIM I PAAUTORIZUAR I VENDKALIMEVE KUFITARE OSE I VIJËS KUFITARE

Fsh. Koshutica, Leposaviq  27.08.2026 – 21:10. Është ndaluar veturën me targa të Serbisë në të cilën kanë qenë tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Të dyshuarit me veturë në mënyrë të kundërligjshme përmes rrugëve dytësore, jashtë pikës së vendkalimit kufitar, nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.