Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjini: Pres lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gazeta10
29 August 2026 - 13:04

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, thotë se pret lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

Ai tha se një vendim dënues për veprat që u atribuohen nga Gjykata Speciale ish-krerëve të UÇK-së do të prekte të gjithë atë që, sipas tij, është ndërtuar në Kosovë.

Një verdikt dënues për veprat të cilat iu ngarkohen këtyre njerëzve është verdikt dënues për gjithçka çka kemi ndërtua ne. Duhet me kuptu këtë gjë. Unë e di intimisht se një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës e kuptojnë kështu, por fatkeqësisht po shohim se janë disa njerëz që nuk po kuptojnë se, nëse dënohen këta njerëz, pasojat ka me i bajt secili qytetar i Kosovës. Ka me u dëmtu tregimi ynë për lirinë… Prej asaj që kemi pa gjatë gjykimit, unë nuk besoj se ka materie që dikush me dënu aty”, deklaron ai./kp

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.