
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Vlorë-Orikum në Shqipëri, pranë vendit të quajtur “Kala”.
Sipas raportimeve, një automjet tip “Audi” ka përplasur një këmbësore, e cila në momentin e aksidentit mbante në krahë një foshnjë 3-muajshe, raporton Euronews.al.
Fatmirësisht, foshnja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa këmbësorja ka pësuar lëndime të lehta.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.